Këshilltari komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka reaguar me rastin e 1 Maji, duke ngritur shqetësime për, sipas tij, diskriminimin sistematik ndaj punëtorëve shqiptarë në Lugina e Preshevës.
Në reagimin e tij publik, Mustafi thekson se shqiptarët në këtë rajon vazhdojnë të përballen me mungesë të barazisë në punësim, veçanërisht në institucionet publike, ku sipas tij përfaqësimi mbetet dukshëm i ulët.
Ai i referohet të dhënave që tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e institucioneve nuk kanë të punësuar shqiptarë, ndërsa në nivel të përgjithshëm përqindja e punësimit të tyre mbetet e ulët krahasuar me përbërjen etnike të rajonit.
Sipas Mustafit, situata ekonomike reflektohet edhe në shkallën e ulët të punësimit dhe papunësinë e lartë, sidomos tek të rinjtë, si dhe në nivelin më të ulët të pagave krahasuar me mesataren në Serbia.
Ai thekson gjithashtu se mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik ka ndikuar që ekonomia lokale të mbështetet kryesisht në remitanca, duke e cilësuar këtë gjendje si të qëndrueshme dhe jo të përkohshme.
Sipas tij, të gjitha këto elemente tregojnë për një pabarazi strukturore, e cila, siç shprehet ai, e bën që 1 Maji në këtë rajon të mos përjetohet si festë, por si reflektim i mungesës së mundësive dhe barazisë në punë./BujanociNet/






