Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka siguruar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos, e cila po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Në duelin për medaljen e bronztë, Zekaj triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Pierre Ederer, duke e mbyllur garën me sukses dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare.
Rrugëtimi i tij drejt podiumit nisi me fitore në xhiron e parë, ku mposhti rusin Denis Bakanov me dy Wazaari.
Në çerekfinale, Zekaj u ndal nga bullgari Boris Georgiev, i cili fitoi me Yuko.
Megjithatë, xhudisti kosovar reagoi në repasazh, ku mposhti serbin Aleksandar Stojkov, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Në përballjen vendimtare, Zekaj nuk gaboi, duke fituar me Ippon ndaj Pierre Ederer dhe duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë./Telegrafi/






