Shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Nacionale

<div><div><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826583-shenohet-dita-e-dyte-e-epopese-se-uck-se.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="shenohet-dita-e-dyte-e-epopese-se-uck-se" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826583-shenohet-dita-e-dyte-e-epopese-se-uck-se.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="shenohet-dita-e-dyte-e-epopese-se-uck-se"></p>Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e cila njihet si Dita e Dëshmorëve. Me këtë rast organizohen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të të rënëve për liri. Ceremonitë e homazheve do të nisin që në orët e para të mëngjesit ku qytetarë dhe krerët e shtetit do bëjnë nderime në Kompleksin</div>

Madhësia e shkronjave

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e cila njihet si Dita e Dëshmorëve.
Me këtë rast organizohen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të të rënëve për liri.
Ceremonitë e homazheve do të nisin që në orët e para të mëngjesit ku qytetarë dhe krerët e shtetit do bëjnë nderime në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, do të hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërkohë, në orën 19:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në nderim të sakrificës së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës.
Aktivitetet përmbyllen nesër, në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, me organizimin e manifestimit tradicional “Nata e Zjarreve” në Prekaz.