SHBA-ja pranon: Tetë tentativa vetëvrasjeje gjatë misionit rekord të aeroplanmbajtëses në Lindjen e Mesme

Bota

Administrata amerikane ka pranuar se tetë pjesëtarë të ushtrisë tentuan vetëvrasjen gjatë një prej dislokimeve më të gjata të një aeroplanmbajtëseje amerikane në Lindjen e Mesme. Të dhënat u bënë publike nga një ligjvënës amerikan, pasi sekretari në detyrë i Marinës së SHBA-së, Hung Cao, iu përgjigj pyetjeve të senatorja demokrate Kirsten Gillibrand për kushtet […]

Madhësia e shkronjave

Administrata amerikane ka pranuar se tetë pjesëtarë të ushtrisë tentuan vetëvrasjen gjatë një prej dislokimeve më të gjata të një aeroplanmbajtëseje amerikane në Lindjen e Mesme.

Të dhënat u bënë publike nga një ligjvënës amerikan, pasi sekretari në detyrë i Marinës së SHBA-së, Hung Cao, iu përgjigj pyetjeve të senatorja demokrate Kirsten Gillibrand për kushtet në bordin e USS Abraham Lincoln.

Sipas letrës, të parë nga AFP, që nga fillimi i misionit të aeroplanmbajtëses janë regjistruar gjithsej tetë tentativa vetëvrasjeje në të gjithë grupin e saj luftarak.

Megjithatë, dokumenti thekson se nuk ka pasur asnjë vetëvrasje në bord gjatë këtij dislokimi, transmeton Telegrafi.

Letra jep edhe detaje për disa prej rasteve. Në fillim të gushtit, një marinar i caktuar në një njësi ajrore “ra në det nga anija”, por u gjet dhe u shpëtua shpejt nga një helikopter i kërkim-shpëtimit. Më pas, ai u largua nga anija për të marrë trajtim dhe kujdes të mëtejshëm.

Në një tjetër rast, në mars, një marinar tentoi të hidhej nga anija, por u ndalua nga kolegët e tij dhe më pas u kthye në portin bazë.

USS Abraham Lincoln u nis nga Kalifornia në nëntor të vitit 2025, fillimisht për një mision në Detin e Kinës Jugore. Më pas, ajo u ridrejtua drejt Lindjes së Mesme, përpara sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën në fund të shkurtit 2026.

Aeroplanmbajtësja qëndroi në det për 286 ditë, përpara se të ndalonte në Tajlandë në fillim të shtatorit.

Gjatë gushtit, familjarë të ushtarakëve dhe ligjvënës amerikanë ngritën shqetësime serioze për gjendjen në bord, duke raportuar tentativa vetëvrasjeje, probleme të shëndetit mendor, mungesa ushqimore dhe kushte të dobëta higjienike. /Telegrafi/

Në atë kohë, presidenti Donald Trump i kishte hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte deklaruar se situata në aeroplanmbajtëse ishte “paraqitur në mënyrë të shtrembëruar”.