Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ndryshimi i qëndrimit për konstituimin e Kuvendit ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe jo nga ai apo LDK-ja.
Në një prononcim për Telegrafin, Shala tha se LVV-ja duhet të japë shpjegime për arsyen e ndryshimit të qëndrimit të saj.
“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet të japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin”, tha Shala.
Ai theksoi se zhvillimet e fundit dëshmuan, se LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, u shpreh Shala.
I pyetur nëse do të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së presidentit, Shala u përgjigj shkurt “nuk e kam ndryushuar qëndrimin”.
Shala u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në kuadër të procesit të konstituimit të Legjislaturës së 11-të.
LVV-ja tha të shtuënën se pas një mbledhjeje të brendshme kishin vendosur që sot t’i votonin kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit./Telegrafi/





