Shakira kritikohet për videon nga koncerti, injoroi kameramanin që u rrëzua para syve të saj

Magazina

Këngëtarja latine, Shakira, është bërë objekt kritikash në rrjetet sociale pasi është rishfaqur një video nga koncerti i saj i vitit të kaluar në Meksikë, ku ajo duket se injoron një kameraman që u rrëzua para saj. Pamjet, të cilat po qarkullojnë sërish në platformën X, janë nga një koncert i mbajtur në shtator në […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja latine, Shakira, është bërë objekt kritikash në rrjetet sociale pasi është rishfaqur një video nga koncerti i saj i vitit të kaluar në Meksikë, ku ajo duket se injoron një kameraman që u rrëzua para saj.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë sërish në platformën X, janë nga një koncert i mbajtur në shtator në Veracruz.

Në video shihet momenti kur Shakira po kalonte mes publikut për t’u ngjitur në skenë, ndërsa një kameraman që po e filmonte duke ecur mbrapsht humb ekuilibrin dhe ra në tokë.

Ndërsa personat përreth i afrohen për ta ndihmuar, këngëtarja shfaqet e habitur, e shikon për një moment dhe më pas vazhdon drejt skenës pa u ndalur.

Ky veprim ka ndezur debate në rrjet: disa përdorues e kanë kritikuar duke thënë se duhej të ndalej për të parë nëse kameramani ishte mirë, ndërsa të tjerë mendojnë se ndalimi i saj do të prishte rrjedhën e performancës dhe situata është interpretuar padrejtësisht.

Një nga postimet që shpërndau videon ka marrë mbi 2.5 milionë shikime dhe mijëra komente.

Shakira ishte në Meksikë si pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, ndërsa muajin e kaluar ajo kishte thyer rekord me një koncert falas në Mexico City ku morën pjesë rreth 400 mijë njerëz. /Telegrafi/