Selin për Rogertin: Nuk i kam shkuar mbrapa proceseve gjyqësore, nuk ka vend për të në jetën time

Magazina

Në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë së fundmi Selin Bollati, pas triumfit në Big Brother VIP Albania 5. Në këtë intervistë, Selin rrëfen prapaskenat e eksperiencës brenda shtëpisë, emocionet që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes. Rrugëtimi i saj nuk […]

Madhësia e shkronjave

Në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë së fundmi Selin Bollati, pas triumfit në Big Brother VIP Albania 5.

Në këtë intervistë, Selin rrëfen prapaskenat e eksperiencës brenda shtëpisë, emocionet që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.

Rrugëtimi i saj nuk ka qenë pa përplasje, përveç momenteve të forta dhe lidhjeve që krijoi, ajo është përfshirë edhe në konflikte të përfolura me banorë si Mirin dhe Rogertin.

Ky i fundit madje ka deklaruar së fundmi në një intervistë frazën e fortë ‘shihemi në gjykatë’, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar jashtë shtëpisë.

E pyetur nëse ka komunikuar me të pas daljes nga shtëpia, duke qenë se ai e ka përmendur gati në çdo dalje publike, Selin u përgjigj: “Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin”.

“Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”.

Më pas shtoi: “Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”. /Telegrafi/