Sekretari amerikan i Shtetit pas sulmit në Sydney: Antisemitizmi s’ka vend në këtë botë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806503-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sekretari amerikan i Shtetit pas sulmit në Sydney: Antisemitizmi s’ka vend në këtë botë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1024" height="682" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806503-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sekretari amerikan i Shtetit pas sulmit në Sydney: Antisemitizmi s’ka vend në këtë botë" loading="lazy"></p>Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë në një postim në X se e “dënon fuqishëm” sulmin vdekjeprurës të së dielës në Bondi Beach, në Sydney të Australisë. “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë. Lutjet tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, me komunitetin hebre dhe me popullin e Australisë”, tha</div>

Madhësia e shkronjave

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë në një postim në X se e “dënon fuqishëm” sulmin vdekjeprurës të së dielës në Bondi Beach, në Sydney të Australisë.
“Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë. Lutjet tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, me komunitetin hebre dhe me popullin e Australisë”, tha Rubio.
Ambasada e SHBA-së në Australi, me seli në Kanberra, gjithashtu postoi në X lidhur me sulmin terrorist, duke u shprehur “thellësisht e tronditur” nga lajmi dhe duke ofruar “ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të këtij akti të pakuptimtë që shënjestroi komunitetin hebre në natën e parë të Hanukkahs”.
Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Australi ta shmangin zonën e menjëhershme të Bondi Beach, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informojnë të afërmit për gjendjen e tyre.