Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, nga karriera si futbollist te sukseset e shumta si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Sejdiu tha se Kosova kthesën e madhe në formë dhe në rezultate e mori pas disfatës së thellë në udhëtim ndaj Zvicrës, duke thënë se pas asaj ndeshjeje, Foda ndryshoi stil dhe sistem të lojës.
“Ky ndryshimi drastik, kjo kthesa që është bërë, është bërë prej nëse ne kemi qenë… e dini edhe ju shumë mirë, e ju gazetarët e më mirë se unë, kemi qenë një periudhë shumë kritike”.
“Unë e kam cekur edhe nëpër emisione shpesh unë i frikësohem që lojtarët e ri që kemi jashtë d.m.th nëse vazhdon kjo gjendje në kombëtare, që nuk ishte aq e mirë në vitet e fundit që ata lojtarë kanë më na ikë, nuk do të vijnë, nuk gjejnë motiv, si do t’i motivosh, çfarë do me ju thënë t’i atyre, çfarë statusi do me ua dhënë ti për kombëtare?”.
“Edhe ka qenë një situatë shumë kritike, por fatmirësisht me Fodën, sidomos pas takimit që ka bë gabim shumë të madh përgatitjen e lojës me Zvicrën vjet, që tha, une vetë e kur e kam ndëgju këtë deklaratë të tij që do të shkojë me këtë formë me luajtë me Zvicrën”.
“Unë kam mendu që është një blof, blof i tij profesional, se nuk kam besuar që shkon ashtu në Zvicër atje, po ai fatkeqësisht shkoi ashtu, pësoi shumë keq, po prej atij momenti, këtu është madhështia e një trajneri dhe aftësia e një trajneri prej një gabimi ta gjejë, të rikuperojë dhe ta gjejë problemin si me ndryshu”.
“Aty kanë ndryshuar stilet, kanë ndryshuar sistemin e lojës, gjithë ato edhe prej atij momenti, pastaj jemi këtu ku jemi”, ka rrëfyer Sejdiu.
Episodin e plotë me Gani Sejdiun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/






