Rutte: Vazhdimisht kemi kërkuar nga Serbia t’i sjellë para drejtësisë sulmuesit e Banjskës dhe Zveçanit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803661-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Rutte: Vazhdimisht kemi kërkuar nga Serbia t’i sjellë para drejtësisë sulmuesit e Banjskës dhe Zveçanit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="800" height="450" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803661-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Rutte: Vazhdimisht kemi kërkuar nga Serbia t’i sjellë para drejtësisë sulmuesit e Banjskës dhe Zveçanit" loading="lazy"></p>Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se po kërkojnë vazhdimisht nga Serbia që t’i sjellë para drejtësisë kryesit e sulmeve në Banjskë dhe të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. Këto komente, ai i bëri në konferencën për media para takimit të së martës të ministrave të jashtëm të NATO-s në</div>

Madhësia e shkronjave

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se po kërkojnë vazhdimisht nga Serbia që t’i sjellë para drejtësisë kryesit e sulmeve në Banjskë dhe të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan.
Këto komente, ai i bëri në konferencën për media para takimit të së martës të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.
“Për dy vjet, vazhdimisht kemi bërë thirrje për llogaridhënie për kryesit e sulmeve në të dy rastet, në Zveçan dhe Banjska më 2023, që të sillen para drejtësisë. Paraardhësi im ka punuar në këtë me Alleksandar Vuçiqin, president i Serbisë. E kam bërë edhe vetë unë. Më ka thënë se do të punojë në këtë dhe do ta kryejë këtë punë”.
“Ne vërtetë llogarisim në autoritetet e Serbisë që ta kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë aspekt”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se NATO-ja është e përfshirë në mënyrë indirekte përmes KFOR-it.
“Tentojmë të jemi sa më të dobishëm që të jetë e mundur në këtë çështje”, u shpreh Rutte.