Roberto Carlos i ‘dashuruar’ me Dimarcon: Më kujton vetën

Sport

Roberto Carlos ka folur me superlativa për Federico Dimarcon, duke e krahasuar yllin e Interit me veten dhe duke e vlerësuar lart stilin e tij të lojës. Dimarco, i shpallur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit, ndërsa aktualisht ka […]

Madhësia e shkronjave

Roberto Carlos ka folur me superlativa për Federico Dimarcon, duke e krahasuar yllin e Interit me veten dhe duke e vlerësuar lart stilin e tij të lojës.

Dimarco, i shpallur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit, ndërsa aktualisht ka dyshime nëse do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Real Madridit.

Roberto Carlos u pyet për krahasimin mes tij dhe Dimarcos, ndërsa legjenda braziliane pranoi se italiani i kujton shumë mënyrën se si ai luante gjatë karrierës së tij.

“Dimarco është një anësor i majtë i jashtëzakonshëm. Mund vetëm ta përgëzoj për sezonin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern”.

“Jam shumë i kënaqur të flas për të, sepse më kujton shumë stilin tim të lojës dhe shpejtësinë time. Ai është një lojtar super inteligjent dhe i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që të rikuperohet”.

Fjalët e Roberto Carlos janë një vlerësim i madh për Dimarcon, sidomos duke pasur parasysh se braziliani konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në historinë e futbollit.

Me shpejtësinë, aftësinë për të kontribuar në sulm dhe inteligjencën taktike, Dimarco është bërë një prej figurave kryesore të Interit, ndërsa krahasimi me Roberto Carlosin vetëm sa e rrit vlerën e tij./Telegrafi/