Kylian Mbappe ka folur hapur për mundësinë që të fitojë për herë të parë në karrierë “Topin e Artë”, duke pranuar se këtë vit mund të jetë në një pozitë të favorshme për ta fituar prestigjiozin individual.
Sulmuesi francez theksoi se të luash për Real Madridin, klubin më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian, të vendos në mënyrë të pashmangshme në mesin e kandidatëve për çmime të tilla.
“Kur luan për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, në mënyrë të pashmangshme lidhet me këto çmime. Kur njerëzit më takojnë në rrugë, më flasin për këtë. Është një vlerësim shumë i dëshiruar për çdo lojtar”.
“Gjatë kësaj vere bëra histori në kompeticionin më prestigjioz. Por rruga është ende e gjatë. Dhe secili është i lirë të mendojë se kush është lojtari më i mirë në botë”, u shpreh ai.
Mbappe u pyet edhe nëse e konsideron veten si futbollistin më të mirë në botë, por 27-vjeçari preferoi të mos jepte një përgjigje definitive.
“A jam lojtari më i mirë në botë? Secili ka mendimin e vet. Disa do të thonë po, të tjerë jo. Është një debat dhe nuk është e thënë që të gjithë të mendojnë si unë”.
“Ky vit mund të jetë i favorshëm për ‘Topin e Artë’, por ai jepet nga gazetarët dhe do të jetë në dorën e tyre të vendosin”, përfundoi Mbappe.
Ndërkohë, edhe emri i Fabian Ruiz së fundmi po përmendet si kandidat serioz, pasi i fitoi të gjitha trofetë me PSG-në si dhe Botërorin me Spanjën./Telegrafi/






