Rita Ora dhe Taika Waititi shkëmbejnë një puthje pasionante në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të ri nga Disney

Magazina

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të Disney Channel, Descendants: Wicked Wonderland, që u mbajt të martën në Los Angeles. Artistja 35-vjeçare u shfaq më e dashuruar se kurrë përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, me të cilin shkëmbeu puthje dhe momente të ëmbla në tapetin e […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të Disney Channel, Descendants: Wicked Wonderland, që u mbajt të martën në Los Angeles.

Artistja 35-vjeçare u shfaq më e dashuruar se kurrë përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, me të cilin shkëmbeu puthje dhe momente të ëmbla në tapetin e kuq të organizuar në Academy Museum of Motion Pictures.

Rita mahniti me një fustan transparent në stil “fishtail”, i frymëzuar nga personazhi i saj në film, Mbretëresha e Zemrave (Queen of Hearts).

Ajo kompletoi dukjen me një korse të bardhë sateni, doreza të kuqe të zbukuruara me gurë dekorativë, si dhe vathë të gjatë argjendi.

Ndërkohë, Taika Waititi u paraqit elegant me një komplet prej kamoshi, të kombinuar me bluzë të bardhë, zinxhir ari dhe atlete sportive.

Regjisori u kujdes edhe për bishtin e gjatë prej kadifeje të fustanit të Ritës, duke e ndihmuar gjatë pozimeve para fotografëve.

Në filmin e pestë të serisë Descendants, Rita interpreton rolin e Mbretëreshës së Zemrave, e cila përballet me pasojat e vendimeve të së kaluarës dhe udhëtimeve në kohë.

Në premierë morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur të kastit, përfshirë Brandy, e cila luan Hirushen, Kylie Cantrall në rolin e Red, Malia Baker si Chloe Charming dhe Liamani Segura, e cila interpreton Pink, vajzën e Mbretëreshës së Zemrave.

Së fundmi, Rita ka folur edhe për planet e saj artistike, duke bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjes së muzikës së re.

“Ky vit ka qenë një vit ndërtimi për mua. Publikimi i muzikës së re është prioriteti im kryesor dhe do të ndodhë shumë shpejt. Gjithashtu kam xhiruar dy filma këtë vit në Australi”, ka deklaruar ajo.

Artistja ka zbuluar gjithashtu se dëshiron të luajë në një nga filmat e ardhshëm të bashkëshortit të saj.

“Absolutisht. Jam e habitur që nuk ka ndodhur më herët. Gjithçka duhet të ketë kuptim për sa i përket skenarit dhe historisë, por është një nga ëndrrat tona”, është shprehur Rita.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, do të festojë së shpejti katërvjetorin e martesës.

Rita ka treguar se ata nuk bëjnë plane të detajuara për festimet, pasi preferojnë spontanitetin.

Krahas angazhimeve artistike, këngëtarja ka folur së fundmi edhe për kujdesin ndaj shëndetit të saj, duke zbuluar se ka ngrirë vezët në moshën 24 dhe 27-vjeçare, si pjesë e planifikimit afatgjatë për të ardhmen familjare.

Ajo ka theksuar se fokusi i saj nuk është pamja fizike, por mirëqenia dhe shëndeti. /Telegrafi/