Një video prekëse e retriverit të artë të moshuar Riley dhe një vajze të vogël ka fituar zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Videoja tregon vajzën teksa e vesh mikun e saj katërputrosh me një pelerinë të kuqe dhe përpiqet t’i vendosë një kurorë në kokë.

Edhe pse në fund kurora i përfundon në feçkë, qeni gjatë gjithë kohës qëndron i qetë dhe merr pjesë me durim në lojë.
Vëmendje të veçantë ka tërhequr qetësia e Rileyt gjatë gjithë ndërveprimit. Ndërsa vajza e rregullon, qeni nuk tregon shenja pakënaqësie, por e pranon me qetësi vëmendjen që i kushtohet.
Videoja njëkohësisht tregon edhe butësinë e vajzës që sillet me kujdes me kafshën e saj. /Telegrafi/





