Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj sportiv gjatë një daljeje në New York, ku u shfaq me bluzë gri, pantallona të shkurtra sportive dhe atlete të bardha.
Këngëtarja e kompletoi pamjen me syze dielli, një kapele Miu Miu dhe bizhuteri ari.

Dalja e saj vjen pak ditë pasi zbuloi një tatuazh shumë personal, të frymëzuar nga vizatimet e tre fëmijëve të saj, shkruan DailyMail.
Tatuazhi, i vendosur pas gjurit, u prezantua për herë të parë në Met Gala dhe u realizua nga artisti i njohur Keith “Bang Bang” McCurdy.
Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky janë prindër të tre fëmijëve: RZA, Riot Rose dhe vajzës së vogël Rocki Irish Mayers.
Në intervistat e fundit, artistja ka folur shpesh për dashurinë ndaj mëmësisë dhe lidhjen e fortë që familja e tyre ka krijuar. /Telegrafi/





