24-vjeçari Sergio Arribas ka qenë një sensacion absolut në divizionin e dytë spanjoll këtë sezon, dhe ai e kurorëzoi formën e tij të shkëlqyer me një tregolësh kundër Granadës.
Kjo vetëm sa e forcoi statusin e tij si lojtari më i mirë në garën e dytë spanjolle, në të cilën ai është golashënuesi më i mirë me 24 gola, përpara Andres Martin të Racing, i cili ka shënuar katër gola më pak. Arribas shtoi gjithashtu shtatë asistime, gjë që e bën atë lojtarin më produktiv të ligës me një total prej 31 kontributesh.
Kjo xhiro ishte pothuajse perfekt për Almerian e tij. Me barazimin me Racing, Almeria tani ka një epërsi prej dy pikësh në krye të tabelës. Me pesë xhiro të mbetura në kampionat, klubi është në një pozicion të shkëlqyer për të fituar ngjitje direkte në La Liga.
Sipas gazetës AS, performancat mbresëlënëse të Arribas kanë tërhequr interesin e një numri klubesh evropiane për muaj të tërë.
Ajaxi e sheh atë si një figurë kyçe në përpjekjen e tyre për t’u rikthyer në krye, dhe ai po monitorohet nga afër edhe nga gjigantët portugezë Sportingu dhe Benfica. Interesi po vjen gjithashtu nga Italia dhe disa klube në Ligën Premier.
Nuk është ndryshe në Spanjë, ku pothuajse të gjitha klubet kryesore kanë pyetur për të, me përjashtim të Real Madridit, Barcelonës, Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos, të cilët nuk e marrin në konsideratë për shkak të politikës së tyre të klubit.
Pengesa më e madhe për një transferim të mundshëm brenda Spanjës është çmimi. Almeria e ka vlerësuar vlerën e Arribas në rreth 20 milionë euro në verën e fundit.
Kujtojmë që ai erdhi nga Real Madridi në vitin 2023 për 7 milionë euro, por klubi madrilen mbajti 50 për qind të të drejtave të tij, gjë që e çoi vlerën e tij totale në 14 milionë euro.
Pas një sezoni si ky, është e qartë se ky vlerësim është i vjetruar. Edhe pse Almeria ende nuk i ka përcaktuar planet e saj për afatin kalimtar, është e sigurt se çmimi fillestar prej 20 milionë eurosh nuk është më një bazë realiste për negociata. /Telegrafi/






