Rasti “PULSE” në Koçan: Ministria e Ekonomisë nuk ka as obligim, as detyrë, e as kompetencë për kontrollin e objekteve

Rajon

Sot vazhdoi seanca e radhës për rastin “PULSE”. Gjatë seancës u prezantuan ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, të cilët paraqitën kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme sa i përket kontrollit të objekteve. Sipas ekspertëve, kontrolli i objekteve hotelierike dhe verifikimi i kushteve të tyre nuk është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, por i […]

Madhësia e shkronjave

Sot vazhdoi seanca e radhës për rastin “PULSE”. Gjatë seancës u prezantuan ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, të cilët paraqitën kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme sa i përket kontrollit të objekteve.

Sipas ekspertëve, kontrolli i objekteve hotelierike dhe verifikimi i kushteve të tyre nuk është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, por i institucioneve dhe inspektorateve përkatëse, në bazë të ligjeve që rregullojnë këtë fushë, respektivisht i kryejnë inspektoratet përkatëse, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj.

Ekspertët theksuan se Ministria e Ekonomisë nuk ka kompetencë, detyrë apo obligim ligjor për të kryer kontrolle në objekte. Në ushtrimin e kompetencave të saj, gjegjësisht Ministria vepron në përputhje me Ligjin për veprimtarinë hotelierike dhe mbështetet në konstatimet dhe mendimet e organeve kompetente të inspektimit.

Sipas ekspertit i cili ka marrë pjesë në përgatitjen e ekspertizës së ndërtimit, Ministria e Ekonomisë nuk ka qenë kompetente, sipas dispozitave ligjore të Ligjit për veprimtarinë hotelierike, për të kontrolluar dhe për të përfshirë në veprimtarinë e saj çështjen e lejes së përdorimit të objektit.

Sipas ekspertizës, për këtë çështje janë përgjegjëse institucione të tjera, në përputhje me Ligjin për Ndërtim.Gjithashtu, u theksua se licenca për kabare, e cila lëshohet nga Ministria e Ekonomisë, nuk përbën bazë që inspektimi i ndërtimit të ndërmarrë veprime në lidhje me objektin.

Ekspertët sqaruan gjithashtu se Ligji për veprimtarinë hotelierike nuk rregullon destinimin dhe përdorimin e objekteve ku zhvillohet veprimtaria hotelierike. Destinimi i objekteve rregullohet përmes Ligjit për planifikim urbanistik dhe Ligjit për ndërtim, të cilët përcaktojnë kushtet dhe procedurat për destinimin dhe përdorimin e objekteve.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë, gjatë lëshimit të licencës, vepron në bazë të Ligjit për veprimtarinë hotelierike dhe brenda kompetencave të përcaktuara me këtë ligj.

Ekspertiza, në këtë pjesë, bën dallim të qartë ndërmjet kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë dhe kompetencave të institucioneve përgjegjëse për ndërtimin, përdorimin dhe kontrollin teknik të objekteve.