Një ndeshje revyale me yje të futbollit shqiptar dhe figura publike do të zhvillohet më 11 qershor, nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në njëra anë do të zbresë në fushë ekipi i Milot Rashicës me shokë, ndërsa në anën tjetër do të jetë ekipi i Fisnik Asllanit, në një duel që pritet të sjellë atmosferë festive dhe argëtim për publikun.
Rashica ka qenë ndër emrat kryesorë të Kosovës në vitet e para të ndërtimit, ndërsa Asllani aktualisht konsiderohet një nga lojtarët kyç te “Dardanët”.
Kjo ndeshje është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Takimin e organizon Komuna e Prishtinës, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë shikuesit. /Telegrafi/






