Qytetarja në Viti dorëzon portofolin me para në polici, identifikohet pronari

Rajon

Në Stacionin Policor në Viti është dorëzuar një portofol i gjetur, brenda të cilit ndodheshin dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash të gatshme, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Më 12 qershor 2026, një qytetare ka raportuar në polici se kishte gjetur portofolin dhe e kishte dorëzuar në mënyrë vullnetare në stacionin […]

Madhësia e shkronjave

Në Stacionin Policor në Viti është dorëzuar një portofol i gjetur, brenda të cilit ndodheshin dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash të gatshme, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Më 12 qershor 2026, një qytetare ka raportuar në polici se kishte gjetur portofolin dhe e kishte dorëzuar në mënyrë vullnetare në stacionin policor.

Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative dhe procedurat e verifikimit të dokumentacionit, në bazë të të cilave është arritur të identifikohet pronari legjitim.

Më pas, portofoli së bashku me dokumentet dhe paratë e gjetura i është kthyer pronarit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shprehur falënderim për qytetaren për veprimin e saj, duke vlerësuar bashkëpunimin qytetar si një element të rëndësishëm të sigurisë publike.

Ky rast, sipas policisë, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të rendit në forcimin e besimit dhe mirëqenies në komunitet. /Telegrafi/