QMK: Regjistrohen 13 zjarre, pesë prej tyre janë ende aktive

Rajon

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, është rritur edhe numri i zjarreve në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13:00 të kësaj të diele janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në mbarë vendin. Pesë prej tyre mbeten aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë […]

Madhësia e shkronjave

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, është rritur edhe numri i zjarreve në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13:00 të kësaj të diele janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në mbarë vendin. Pesë prej tyre mbeten aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar plotësishtë.

“Zjarre aktive janë në Komunën e Gazi Babës- Tregu i Kvanit, ku një deponi është përfshirë nga flakët dhe po në të njejtën komunë, më sakëtishtë në fshatin Straçincë po digjen bimë të ulëta.

Aktivë janë edhe zjarret në Komunën e Studeniçanit, gjejgësishtë në fshatin Markova Sushicë, në komunën e Strugës, në fshatin Jabllanicë dhe në komunën e Çeshinovës, fshati Ularcë gjithashtu po digjen bimë të ulëta”, thonë nga QMK.

Nën kontroll siç njoftojnë nga Qendra për Mnaxhim me Kriza, janë vënë zjarri ndërmjet fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë në Komunën e Makedonski Brodit, ku është përfshirë pyll i degraduar me dushk dhe vegjetacion i ulët, si dhe zjarri në fshatin Tatesh i Poshtëm në Strugë.

“Ekipet zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë gjashtë zjarre të tjera, të regjistruara në Draçevë, Vizbeg, Opillë, Bërvenicë, Negotinë dhe në lokalitetin Burki–Egri i Poshtëm në Manastir”njoftoi QMK.

Autoritetet apelojnë te qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, pasi moti i nxehtë dhe i thatë vazhdon të rrisë rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.

“Kujtojmë se për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret pyjore dhe ato në hapësira të hapura, Qeveria ka shpallur gjendje krize në të gjithë vendin për 30 ditë, duke filluar nga 1 gushti 2026. Vendimi synon reagim të shpejtë, të koordinuar dhe mobilizim të plotë të institucioneve për mbrojtjen e qytetarëve, pronës dhe burimeve natyrore”, shtoi QMK.