Qeveria formon Grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, kryesues Glauk Konjufca

Nacionale

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit për ish-krerët e UÇK-së. Kryeministri Albin Kurti tha se dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është i padrejtë juridikisht dhe përmban pasaktësi juridike dhe faktike. Kurti paralajmëron një vendim të rëndësishëm: Për mbrojtjen e […]

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit për ish-krerët e UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti tha se dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është i padrejtë juridikisht dhe përmban pasaktësi juridike dhe faktike.

Kurti paralajmëron një vendim të rëndësishëm: Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel na nevojitet strategji shtetërore e kombëtare

Ai bëri të ditur se kryesues i këtij grupi punues do të jetë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Aktgjykimin në shkallën e parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së e konsiderojmë të padrejtë, juridikisht dhe moralisht, si dhe me pasaktësi faktike dhe historike. Prandaj, punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar, për këtë nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare. Një organizim që tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për të bashkërenduar mbështetjen institucionale, juridike dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit

Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që me mjete që i kemi në dispozicion të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, tha ai. /Telegrafi/