Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se anija me ndihmë humanitare të dedikuar për popullin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.
Sipas Kurtit, dërgesa humanitare ka vlerën prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët e Gazës që po përballen me kushte të rënda humanitare.
Ai ka bërë të ditur se vendimi për ofrimin e kësaj ndihme ishte marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në muajin janar, por realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, e arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza,” ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se kjo është hera e parë që Qeveria e Republikës së Kosovës ofron ndihmë humanitare për banorët e Gazës, duke shprehur shpresën se ajo do të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.
Qeveria e Kosovës nis ndihmë humanitare në vlerë prej 500 mijë euro për Gazën nga porti i Mersinit
<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806227-attachment-1024x768.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Qeveria e Kosovës nis ndihmë humanitare në vlerë prej 500 mijë euro për Gazën nga porti i Mersinit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1600" height="1200" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806227-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Qeveria e Kosovës nis ndihmë humanitare në vlerë prej 500 mijë euro për Gazën nga porti i Mersinit" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se anija me ndihmë humanitare të dedikuar për popullin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Sipas Kurtit, dërgesa humanitare ka vlerën prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët</div>






