Abelard Tahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por kurrë s’mund ta pengojë lirimin e çlirimtarëve tanë

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806225-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Abelard Tahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por kurrë s’mund ta pengojë lirimin e çlirimtarëve tanë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806225-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Abelard Tahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por kurrë s’mund ta pengojë lirimin e çlirimtarëve tanë" loading="lazy"></p>Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar përmes një video-mesazhi në prag të protestës së sotme në Shkup, duke kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Tahiri tha se kishte pritje që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të ishte e para</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar përmes një video-mesazhi në prag të protestës së sotme në Shkup, duke kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Tahiri tha se kishte pritje që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të ishte e para që do t’u dilte në krah Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar procesin si një betejë të padrejtë.
Sipas tij, ndodhi e kundërta, pasi qeveria zgjodhi “heshtjen dhe indiferencën” në vend të mbështetjes së nevojshme, përfshirë atë financiare, për çlirimtarët.
“Kryeministri Kurti mund të përpiqet ta pengojë financimin e mbrojtjes për çlirimtarët tanë, por kurrë nuk do të mund ta pengojë lirimin e tyre. Sot jemi në Shkup, nesër kudo tjetër, deri në lirinë e plotë të heronjve tanë të luftës dhe të paqes!#UÇK”, theksoi Tahiri.
Deklarata e tij vjen në kuadër të deklaratave të vazhdueshme për procesin në Hagë dhe para protestës në Shkup.