Autoritetet ukrainase kanë thënë se ka pasur të shtëna masive në Kiev, që lanë gjashtë persona të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur dhe po hetohet si një ‘akt terrorist’.
Policia vrau sot një burrë që dyshohet se ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve në kryeqytetin ukrainas përpara se të barrikadohej në një supermarket me pengje dhe të refuzonte të negocionte.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka konfirmuar që të shtënat po hetohen si një akt terrorist, transmeton Telegrafi.
Pamjet tregojnë personin e armatosur duke qëlluar kalimtarët në rrugë, përpara se autoritetet të thoshin se ai hyri në një dyqan lokal, ku u përball me forcat speciale.
Presidenti Volodymyr Zelensky, duke folur në fjalimin e tij të përditshëm me video, tha se të shtënat ndodhën në lagjen e gjelbër Holosiivskyi, duke plagosur 14 persona, përfshirë një djalë 12-vjeçar.
“Ai mori pengje dhe për fat të keq, njëri prej tyre u vra. Katër persona vdiqën thjesht në rrugë. Një grua vdiq në spital pasi u plagos rëndë”, tha Zelensky.
Zelensky vuri në dukje se është nisur një hetim. Të shtënat e kësaj natyre janë jashtëzakonisht të rralla në Ukrainë. /Telegrafi/






