Po i kushton lufta me Iranin – bie në nivel rekord mbështetja për Trumpin

Bota

Vlerësimi ndaj presidentit amerikan, Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët të mandatit të tij aktual, pasi amerikanët po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me mënyrën si ai po e menaxhon koston e jetesës dhe një luftë të papëlqyer me Iranin, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos. Sondazhi katër-ditor, i përfunduar […]

Madhësia e shkronjave

Vlerësimi ndaj presidentit amerikan, Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët të mandatit të tij aktual, pasi amerikanët po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me mënyrën si ai po e menaxhon koston e jetesës dhe një luftë të papëlqyer me Iranin, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.

Sondazhi katër-ditor, i përfunduar të hënën, tregon se 34 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e Trump në Shtëpinë e Bardhë, nga 36 për qind në një sondazh të mëparshëm, shkruan reuters.

Pjesa më e madhe e përgjigjeve u mblodh para një incidenti të shtunën në mbrëmje në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku Trump ishte planifikuar të mbante fjalim. Prokurorët federalë kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarit për tentativë vrasjeje të presidentit.

Popullariteti i Trump ka qenë në rënie që nga fillimi i mandatit në janar 2025, kur 47 për qind e amerikanëve e vlerësonin pozitivisht.

Mbështetja e tij është goditur sidomos pas luftës së nisur nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt, e cila ka rritur ndjeshëm çmimet e benzinës.

Vetëm 22 për qind e të anketuarve e miratojnë performancën e tij në lidhje me koston e jetesës. /Telegrafi/