Peticioni “Mbappe Out” kalon 1.5 milion nënshkrime – rritet numri i tifozëve të Real Madridit që nuk e duan francezin

Sport

Një pjesë gjithnjë e më e madhe e tifozëve të Real Madridit duket se e ka humbur durimin me yllin francez, Kylian Mbappe. Sipas raportimeve, një peticion online me titullin e drejtpërdrejtë “Mbappé Out” ka mbledhur tashmë më shumë se 1.5 milion nënshkrime. Pakënaqësia vjen në një periudhë të vështirë për klubin, ku Reali ndodhet […]

Madhësia e shkronjave

Një pjesë gjithnjë e më e madhe e tifozëve të Real Madridit duket se e ka humbur durimin me yllin francez, Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve, një peticion online me titullin e drejtpërdrejtë “Mbappé Out” ka mbledhur tashmë më shumë se 1.5 milion nënshkrime.

Pakënaqësia vjen në një periudhë të vështirë për klubin, ku Reali ndodhet i dyti, me diferencë të madhe nga Barcelona në La Liga, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Bayern Munich në çerekfinale.

Mbappe, ndërkohë, është kthyer në një “pikë ndezjeje” edhe për shkak të një incidenti të raportuar në stërvitje. Gazetarët Guillermo Rai dhe Mario Cortegana të “The Athletic” shkruajnë se sulmuesi francez është përfshirë në një përplasje me një anëtar të stafit gjatë një ushtrimi.

Sipas burimeve të cituara, Mbappe “foli me zemërim dhe me fjalor ofendues” ndaj pjesëtarit të stafit, i cili po vepronte si asistent-gjyqtar gjatë lojës stërvitore dhe e kishte sinjalizuar atë në pozicion jashtë loje.

Ngjarja ka shtuar më tej presionin dhe debatet rreth formës dhe sjelljes së Mbappé, në një moment kur Real Madridi po kërkon përgjigje pas një sezoni nën pritshmëri. /Telegrafi/