Përplasje në Kuvend: Çitaku i reagon ashpër Gecit pas deklaratës për Thaçin

Nacionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra në Kuvendin e Kosovës, ku ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi. Çitaku tha se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe se Geci “nuk e meriton […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra në Kuvendin e Kosovës, ku ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Çitaku tha se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe se Geci “nuk e meriton as të quhet deputet”, duke e kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga foltorja e Kuvendit.

“S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, u shpreh Çitaku.

Ajo i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të distancohet nga deklaratat e Gecit, duke theksuar se “duhet të ndihen të turpëruar” nëse nuk ndajnë të njëjtin qëndrim.

“Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe Vetëvendosje nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet t’ju vijë turp”, shtoi ajo.

Kjo deklaratë është pasuar menjëherë me reagim nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila i ka tërhequr vërejtjen deputetit për gjuhën e përdorur në sallë.

Geci ka kërkuar sërish të flasë, por kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, nuk ia ka dhënë më fjalën.

Si e vlerësoni këtë lajm?