Një rimorkio është përmbysur në autostradën drejt Gjevgjelisë, me çka është shkaktuar dëm material, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
“Mëngjesin e sotëm në orën tetë në DPB – Negotinë është raportuar se në autostradën Demir Kapi – Gjevgjeli, pas tunelit T-2, P.Z., një 58-vjeçar nga Republika e Serbisë, duke drejtuar një kamion të tipit ‘Mercedes’ me rimorkio me targa të Serbisë, ka humbur kontrollin dhe rimorkioja është përmbysur në rrugë. Aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale”, kanë thënë në SPB – Veles.
Prej atje shtuan se një ekip inspektimi nga DPB – Negotinë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Gjatë inspektimit, trafiku është zhvilluar në një korsi dhe është normalizuar në orën 10:50.






