Për 22 komisionerë dhe një vëzhgues kërkohet paraburgim, veprat penale që iu ngarkohen janë falsifikim i rezultateve të votimit, kanosje e ryshfet

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816355-per-22-komisionere-dhe-nje-vezhgues-kerkohet-paraburgim-veprat-penale-qe-iu-ngarkohen6974eba9db080.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="per-22-komisionere-dhe-nje-vezhgues-kerkohet-paraburgim,-veprat-penale-qe-iu-ngarkohen-jane-falsifikim-i-rezultateve-te-votimit,-kanosje-e-ryshfet" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816355-per-22-komisionere-dhe-nje-vezhgues-kerkohet-paraburgim-veprat-penale-qe-iu-ngarkohen6974eba9db080.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="per-22-komisionere-dhe-nje-vezhgues-kerkohet-paraburgim,-veprat-penale-qe-iu-ngarkohen-jane-falsifikim-i-rezultateve-te-votimit,-kanosje-e-ryshfet"></p>Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona. Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit. Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit</div>

Madhësia e shkronjave

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona.
Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.
Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit.
Derisa për një të pandehur tjetër, në cilësinë e vëzhguesit ngarkohen dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit.
“Pra janë këta 23 persona të ndarë në 23 kërkesa. Dy seanca janë mbajtur dhe dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim”, ka thënë ai.
Në aksionin e  Prokurorisë së Prizrenit për rastin e manipulimit të votave janë arrestuar gjithsejtë 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Si rezultat i manipulimeve të shumta të evidnetuara gjatë rinumërimit fillestar, KQZ ka marrë vendim që të çojë në rinumërim të gjithë vendvotimet.