Partia Demokratike e Kosovës po qëndron sërish sot para Qeverisë së Kosovës, prej nga po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të tij.
PDK këtë herë para Qeverisë janë bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës.
Deputetët e PDK-së prej disa ditësh po qëndrojnë për disa orë në hyrje të objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.






