Kate Hudson dhe Matthew McConaughey mund të rikthehen në “How to Lose a Guy in 10 Days”

Magazina

Pas më shumë se dy dekadash, një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000 mund të rikthehet në ekranin e madh. Paramount është duke zhvilluar vazhdimin e filmit “How to Lose a Guy in 10 Days”, ndërsa Kate Hudson është angazhuar si producente e projektit. Sipas raportimeve të industrisë, projekti ndodhet ende në […]

Madhësia e shkronjave

Pas më shumë se dy dekadash, një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000 mund të rikthehet në ekranin e madh.

Paramount është duke zhvilluar vazhdimin e filmit “How to Lose a Guy in 10 Days”, ndërsa Kate Hudson është angazhuar si producente e projektit.

Sipas raportimeve të industrisë, projekti ndodhet ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe skenaristi i filmit nuk është përcaktuar.

– YouTube www.youtube.com

Për këtë arsye, as historia dhe as kasti përfundimtar nuk janë vendosur ende.

Megjithatë, Paramount dhe producentët synojnë të rikthejnë Kate Hudson dhe Matthew McConaughey në rolet e tyre ikonike, Andie Anderson dhe Benjamin Barry.

Rikthimi i tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe do të varet nga skenari dhe marrëveshjet me aktorët.

Hudson do ta bashkëprodhojë filmin me producenten Stacey Sher përmes kompanisë Shiny Penny.

Ndërkohë, detajet e projektit mbeten ende të panjohura.

Filmi origjinal, i publikuar në vitin 2003, tregonte historinë e gazetares Andie Anderson, e cila përpiqet të largojë një mashkull nga vetja për nevojat e një artikulli, gjersa Benjamin Barry vendos bast se mund ta bëjë atë të dashurohet me të brenda dhjetë ditësh.

Me Kate Hudson dhe Matthew McConaughey në qendër, filmi u shndërrua në një sukses të madh komercial, duke arkëtuar rreth 177 milionë dollarë në mbarë botën, kundrejt një buxheti prej 50 milionë dollarësh. /Telegrafi/