Pas spekulimeve, Selena Gomez konfirmon se Benny Blanco ishte në dasmën e Taylor Swift

Magazina

Selena Gomez ka konfirmuar se bashkëshorti i saj, producenti muzikor Benny Blanco, e shoqëroi në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke i dhënë fund spekulimeve që u përhapën në rrjet. Pasi u shfaq në darkën paraprake të dasmës pa Benny Blanco, fansat nisën të pyesnin nëse ai mungonte në festimet e çiftit. Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Selena Gomez ka konfirmuar se bashkëshorti i saj, producenti muzikor Benny Blanco, e shoqëroi në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke i dhënë fund spekulimeve që u përhapën në rrjet.

Pasi u shfaq në darkën paraprake të dasmës pa Benny Blanco, fansat nisën të pyesnin nëse ai mungonte në festimet e çiftit.

Megjithatë, këngëtarja e sqaroi situatën duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet krah bashkëshortit, të dy të veshur me elegancë për ceremoninë, shkruan DailyMail.

Selena kishte zgjedhur një fustan të artë, ndërsa Blanco u shfaq me një kostum të zi klasik dhe papion.

Pak ditë më parë, Gomez tërhoqi vëmendje pasi, gjatë rrugës për në darkën e provës, publikoi një video ku promovonte një buzëkuq të markës së saj, Rare Beauty.

Ky veprim u komentua nga një pjesë e fansave, të cilët e konsideruan të papërshtatshëm, duke qenë se ceremonia e Taylor Swift ishte organizuar nën masa të rrepta privatësie.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan të premten në Madison Square Garden, në një ceremoni ku morën pjesë rreth 1,000 të ftuar.

Çifti zgjodhi të mos kishte shoqëruese nuseje apo shoqërues dhëndri. Në vend të tyre, vëllai i Taylor, Austin Swift, mbajti rolin e “Man of Honor”, ndërsa vëllai i Travis, Jason Kelce, ishte “Best Man”. Ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler.

Pas publikimit të fotografive, Selena Gomez konfirmoi se Benny Blanco ishte pranë saj gjatë gjithë festimeve, duke mbyllur zërat që kishin qarkulluar për mungesën e tij. /Telegrafi/