Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashihet mot i ngrohtë dhe me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave.
IHK njofton se vende-vende parashihen riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 14 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme. /Telegrafi/






