Para se të nisë përballja, FFK zhvillon ceremoninë përshëndetëse të Valon Berishës

Sport

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se para se të nisë përballja do të zhvillohet ceremonia përshëndetëse e mesfushorit Valon Berisha. Ylli i Zurichut njoftoi pensionimin në nivelin ndërkombëtar ndërsa mbetet një nga legjendat e Kosovës, duke e pranuar fanellën dardane dhe atë kohë u largua nga Norvegjia. FFK-ja ka njoftuar tifozët se […]

Madhësia e shkronjave

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se para se të nisë përballja do të zhvillohet ceremonia përshëndetëse e mesfushorit Valon Berisha.

Ylli i Zurichut njoftoi pensionimin në nivelin ndërkombëtar ndërsa mbetet një nga legjendat e Kosovës, duke e pranuar fanellën dardane dhe atë kohë u largua nga Norvegjia.

FFK-ja ka njoftuar tifozët se para se të nisë ndeshja do të zhvillohet edhe ceremonia përshëndetëse.

“Sonte, një moment i veçantë për një nga Dardanët që la gjurmë!

Në kuadër të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, do të organizohet ceremonia përshëndetëse për Valon Berishën, në shenjë mirënjohjeje për kontributin, përkushtimin dhe emocionet që i dhuroi fanellës së Kosovës.

Faleminderit për gjithçka, Valon”, shkroi FFK./Telegrafi/