Papa Leo largohet nga spitali pas operacionit për kancerin e mushkërive

Bota

Papa Leo është larguar nga spitali, katër ditë pas operacionit për kancerin në mushkëri. Lajmi vjen pasi vatikani njoftoi se Papa do të largohej nga spitali “Gemelli” në Romë të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të martën për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë. Pas operacionit, i cili zgjati rreth 90 […]

Madhësia e shkronjave

Papa Leo është larguar nga spitali, katër ditë pas operacionit për kancerin në mushkëri.

Lajmi vjen pasi vatikani njoftoi se Papa do të largohej nga spitali “Gemelli” në Romë të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të martën për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë.

Pas operacionit, i cili zgjati rreth 90 minuta dhe u cilësua si i suksesshëm, u konfirmua se Papa vuante nga adenokarcinoma – lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive.

Mjekët janë ende në pritje të rezultateve të analizave për të përcaktuar natyrën e saktë të kancerit, nëse ai është përhapur përtej lobit të hequr dhe nëse nevojiten trajtime të mëtejshme.

Ishte parashikuar që ai të qëndronte në spital për rreth një javë për rikuperim, por u largua më herët nga sa pritej, pasi mjekët deklaruan se gjendja e tij lejonte daljen nga spitali.

Teksa largohej nga spitali, ai përshëndeti turmën nga brenda makinës.

Pritet që ai të shfaqet në publik të dielën për të drejtuar lutjen tradicionale të mesditës.

Vatikani bëri të ditur se, të premten, Papa zhvilloi një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës bëri thirrje për një armëpushim me Ukrainën.

Në telefonatën me Putin, Papa shprehu “shqetësim të thellë” për situatën humanitare në qytetin ukrainas të Oleshky-t, i cili ndodhet nën pushtimin rus, dhe kërkoi një armëpushim që të mundësohet hyrja e ndihmave të para dhe ushqimeve në qytet, shtoi Vatikani.

Papa ishte dërguar fillimisht në spitalin “Gemelli” të Romës për heqjen e një nyjeje të vogël (noduli), e cila, siç deklaroi ai vetë të dielën, ishte zbuluar herët gjatë një kontrolli mjekësor të kohëve të fundit.

Komentet