Sydney Sweeney dhe partneri i saj, Scooter Braun, u fotografuan së bashku në sheshxhirimin e filmit të ri të aktores, “The Housemaid’s Secret”, në Hoboken të New Jersey-t.
Aktorja 29-vjeçare po xhironte skena për filmin e ardhshëm, ndërsa Braun, 45 vjeç, e vizitoi në sheshxhirim.

Sipas Daily Mail, dyshja u shfaq e afërt gjatë takimit, ndërsa u panë edhe në një kafene pranë vendit ku po zhvilloheshin xhirimet, shkruan DailyMail.
Sweeney ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, me një bluzë të zezë me kapuç, ndërsa Braun kishte zgjedhur një xhaketë kafe dhe një kapele të kuqe bejsbolli.
Gjatë së njëjtës ditë, aktorja xhiroi skena me kolegun Stephen Kalyn. Një ditë më parë, ajo ishte fotografuar gjatë realizimit të një skene pasionante me aktorin Michele Morrone.
Filmi është vazhdim i “The Housemaid”, i publikuar në vitin 2025, ku Sweeney interpreton Millie Calloway, një grua që punësohet si shërbyese në shtëpinë e një familjeje, por zbulon se pas jetës së tyre fshihet një realitet i errët. /Telegrafi/





