Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes

Sport

Jude Bellingham u përfshi në një incident pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku u pa duke goditur me dorë mbrojtësin argjentinas Valentin Barco. Ngjarja shkaktoi tension menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën “Tre Luanët” shpërdoruan epërsinë prej një goli ndaj kampionëve në fuqi. Barco, i cili […]

Madhësia e shkronjave

Jude Bellingham u përfshi në një incident pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku u pa duke goditur me dorë mbrojtësin argjentinas Valentin Barco.

Ngjarja shkaktoi tension menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën “Tre Luanët” shpërdoruan epërsinë prej një goli ndaj kampionëve në fuqi.

Barco, i cili nuk u aktivizua në këtë gjysmëfinale, po festonte me bashkëlojtarët e tij kur Bellingham u pa duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.

Megjithatë, nuk ka asnjë informacion të qartë se çfarë e shkaktoi reagimin e mesfushorit anglez.

Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në epërsi falë golit të Anthony Gordonit, por më pas u tërhoq në mbrojtje, duke i lejuar Argjentinës të merrte kontrollin e lojës.

Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez realizuan golat që kompletuan përmbysjen e kampionëve në fuqi, duke siguruar një vend në finalen e së dielës, ku do të përballen me Spanjën.

Në përpjekje për të ruajtur avantazhin minimal, Tuchel bëri disa zëvendësime me prirje mbrojtëse, ndërsa Argjentina reagoi duke futur forca të reja në repartin ofensiv.

Presioni i vazhdueshëm u shpërblye me dy gola të shpejtë që ndryshuan rrjedhën e ndeshjes.

Pas eliminimit, Anglia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë kundër Francës, njësoj si në Kupën e Botës 2018, kur u mposht nga Kroacia në gjysmëfinale./Telegrafi/