Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE-së

Nacionale

“Shqipëria nuk kërkon favore apo rrugë të shkurtra në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në merita”. Kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë Konferencës Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, që u […]

Madhësia e shkronjave

“Shqipëria nuk kërkon favore apo rrugë të shkurtra në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në merita”.

Kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë Konferencës Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, që u zhvillua në Tiranë.

Hoxha theksoi se zgjedhja evropiane e Shqipërisë nuk është diktuar nga leverdia apo rrethanat, por është një vendim strategjik kombëtar, i mbështetur ndër breza dhe nga një konsensus i gjerë publik.

“Për Shqipërinë, zgjedhja evropiane nuk është diktuar nga leverdia apo rrethanat. Ajo ka qenë një vendim strategjik kombëtar, i përqafuar nga breza shqiptarësh dhe i mbështetur nga një konsensus jashtëzakonisht i fortë publik”, u shpreh Hoxha.