Opozitari izraelit, Golani: Vrasja e Khameneit ishte gabim

Bota

Lideri i Partisë Demokratët në Izrael, Yair Golan, deklaroi se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në fillim të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit ishte gabim dhe se ky veprim nuk u shërben interesave afatgjata të Izraelit. Golan theksoi se vlerësimi i tij nuk lidhet me atë nëse udhëheqësi iranian e meritonte apo jo […]

Madhësia e shkronjave

Lideri i Partisë Demokratët në Izrael, Yair Golan, deklaroi se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në fillim të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit ishte gabim dhe se ky veprim nuk u shërben interesave afatgjata të Izraelit.

Golan theksoi se vlerësimi i tij nuk lidhet me atë nëse udhëheqësi iranian e meritonte apo jo vdekjen, por me dobinë strategjike që ky veprim kishte për vendin e tij.

“Pa asnjë dyshim, mendoj se eliminimi i Khameneit ishte gabim – jo sepse ai nuk e meritonte të vdiste, por sepse kjo nuk u shërben interesave të Izraelit”, deklaroi Golan, shkruan timesofisrael.

Ali Khamenei u vra më 28 shkurt, gjatë sulmeve të para të luftës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Pas vdekjes së tij, postin e udhëheqësit suprem e mori djali i tij, Mojtaba Khamenei.

Në këtë kontekst, Golan argumentoi se eliminimi i udhëheqjes së mëparshme iraniane nuk e ka përmirësuar pozitën strategjike të Izraelit.

Përveç kritikave ndaj vrasjes së Khameneit, politikani izraelit komentoi edhe planet më të gjera ushtarake dhe politike të udhëheqjes së vendit.

Ai e cilësoi jorealist objektivin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për rrëzimin e plotë të qeverisë dhe regjimit iranian. /Telegrafi/