Një burrë i ka shpëtuar për pak një sulmi rus me dron në fshatin Sviatopetrivske, në rajonin e Kievit, tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga agjencia Reuters.
Në pamjet e regjistruara të enjten, më 8 tetor, shihet burri duke ecur në një rrugë pranë një kopshti fëmijësh, shkruan cnn.
Pak çaste më vonë, një mjet ajror pa pilot, me sa duket një dron, godet në afërsi, ndërsa një shpërthim i fuqishëm hedh në ajër mbeturina dhe re tymi.
Reuters e ka verifikuar vendndodhjen duke krahasuar ndërtesat, vendkalimin për këmbësorë dhe këndin e lojërave me pamjet satelitore.
Data e incidentit është konfirmuar përmes shenjës kohore në regjistrimin e kamerës së sigurisë dhe deklaratës së guvernatorit të rajonit të Kievit.
Ndryshe, gjatë sulmit rus në Sviatopetrivske ishte dëmtuar një kopsht fëmijësh, së bashku me këndin e lojërave pranë tij. /Telegrafi/






