Olivia Rodrigo është zyrtarisht sërish beqare, pavarësisht thashethemeve të fundit se kishte gjetur dashurinë me një financier të Wall Street-it.
Pasi u fotografua në disa takime romantike me Julian Croonenberghs, një bashkëpunëtor në fushën e investimeve private, gjatë muajve qershor dhe korrik, 23-vjeçarja tashmë ka zbuluar se është sërish beqare.
Në një intervistë për The Hollywood Reporter, Rodrigo këmbënguli se “nuk ka të dashur” dhe se, në fakt, është “beqare”.
“Më duket sikur sa herë dal në një takim të thjeshtë me një djalë, menjëherë shfaqet një fotografi në internet, gjë që më duket vërtet pushtuese,” tha ajo.
“Ndonjëherë je thjesht duke dalë me një djalë që nuk është i dashuri yt dhe papritur interneti fillon me: ‘Ata janë martuar, e kështu me radhë.’”
Rodrigo shtoi:
“Do të doja të mund të isha 23 vjeçe dhe ta përjetoja jetën normalisht.”
Në korrik, Rodrigo dhe Croonenberghs u fotografuan duke u përqafuar dhe shkëmbyer momente intime në një park në Nju Jork.
Këngëtarja e “Stupid Song” dukej më e lumtur se kurrë teksa i puthi dorën financierit të Wall Street-it dhe qëndroi e shtrirë në krahët e tij mbi bar.
Rodrigo u përpoq të ruante një profil të ulët, duke mbajtur syze dielli dhe një kapele bejsbolli. Ajo kishte veshur një bluzë pa mëngë dhe pantallona të shkurtra prej xhinsi, ndërsa gjatë takimit shihej duke buzëqeshur e lumtur pranë Croonenberghs.
Duke treguar se sa të afërt ishin, Croonenberghs madje i dha një puthje të ëmbël në dorë Rodrigos, përpara se ta përqafonte.






