Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Liverpoolin edhe në “Anfield”. Skuadra e Luis Enriques fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit.
Ousmane Dembele i shënoi dy golat në fitoren e sotme, me PSG që e kaloi Liverpoolin, më qetë se sa u mendua.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Ousmane Dembélé me 8.2, duke qenë figura kryesore dhe vendimtare.
Pas tij, te PSG pati disa paraqitje të mira e të qëndrueshme, me Matvey Safonov 7.4, ndërsa në një nivel të ngjashëm u vlerësuan edhe shtyllat e ekipit si Joao Neves 7.2, Marquinhos 7.2 dhe Khvicha Kvaratskhelia 7.2.
Te Liverpooli, notat tregojnë një mbrëmje më të zbehtë në përgjithësi Ibrahima Konaté 7.2 dhe Jeremie Frimpong 7.2, kishin paraqitje stbaile, ndërsa pjesa tjetër e formacionit mbeti në vlerësime mesatare.
Në këtë kontekst, Virgil van Dijk me 6.0 u vlerësua nën pritshmëri, ndërsa lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte Giorgi Mamardashvili me 5.7, duke u renditur si paraqitja më e dobët sipas vlerësimeve.
Notat e lojtarëve të Liverpoolit dhe PSG-së






