Një tërmet i fuqishëm ka goditur Perunë jugperëndimore, ku si pasojë ka humbur jetën të paktën një person dhe duke u lënduar disa të tjerë.
Instituti Gjeofizik i Perusë (IGP) e vlerësoi magnitudën në 5.1 ballë, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së i dha tërmetit një magnitudë prej 5.5 ballë.
Sipas IGP-së, dridhja ndodhi rreth orës 21:24 në një thellësi prej 24 kilometrash, në jug të qytetit Chupaca, në provincën me të njëjtin emër në rajonin Junin, transmeton Telegrafi.
Raportet fillestare të medias thanë se disa ndërtesa u shembën në zonën e prekur. U raportua të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.
Kombi i Andeve goditet shpesh nga tërmetet për shkak të konvergjencës së disa pllakave tektonike.
Peruja, së bashku me Kilin dhe Ekuadorin, shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, zona më sizmikisht aktive në Tokë. /Telegrafi/






