Cristian Romero thuhet se do të ishte i hapur për një transferim kontrovers nga Tottenham te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrojtësi 28-vjeçar pritet të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe, sipas raportimeve, nuk do ta përjashtonte një kalim te rivali i përbetuar i klubit nga veriu i Londrës. Një transferim i tillë do të shkaktonte tensione të mëdha mes dy klubeve.
Sipas The Sun, Arsenali është i interesuar për një marrëveshje kontroverse për mbrojtësin argjentinas, megjithëse raportimi thekson se Tottenhami nuk ka absolutisht asnjë interes për ta lejuar një lëvizje të tillë.
Në vend të kësaj, një transferim jashtë Anglisë duket opsioni më i mundshëm për Romeron, me Atletico Madridin dhe Interin që raportohet se janë gjithashtu të interesuar për të.
Tottenhami dëshiron të rindërtojë skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri, Roberto De Zerbi, këtë verë. Edhe pse klubi nuk do ta pengojë largimin e Romeros, drejtuesit janë të vendosur që të mos e lejojnë argjentinasin t’i bashkohet rivalit të tyre të përbetuar.
Një kalim i Romeros te Arsenali do të rikthente kujtimet e transferimit kontrovers të ish-qendërmbrojtësit Sol Campbell në vitin 2001.
Campbell mbetet lojtari i fundit që u transferua drejtpërdrejt nga Tottenham te Arsenali, duke fituar edhe nofkën “Judas” nga tifozët e Tottenhamit në “White Hart Lane”.
Në atë kohë, Campbell ishte lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Tottenhamin, ndaj klubi nuk kishte mundësi ta ndalonte largimin e tij. Ndërsa Romero ka kontratë me Spurs deri në qershor të vitit 2029 dhe klubi nuk dëshiron ta lejojë të transferohet në “Emirates Stadium”.
Lojtari i fundit që kaloi mes dy klubeve ishte gjithashtu një qendërmbrojtës, kur William Gallas iu bashkua Tottenhamit në vitin 2010, pas përfundimit të kontratës së tij me Arsenalin./Telegrafi/






