Aktori Nicholas Hoult nuk do të jetë pjesë e serialit të ri të HBO-së për “Harry Potter”, pavarësisht se ishte konfirmuar vetëm pak javë më parë për rolin e Gilderoy Lockhart.
Sipas raportimeve, Hoult u tërhoq për shkak të angazhimeve të tjera profesionale që nuk mund të përshtateshin me orarin e xhirimeve.
Produksioni tentoi të gjente një zgjidhje, por në fund roli iu besua Kit Harington, i njohur për rolin e Jon Snow në “Game of Thrones”.

Harington nuk është i panjohur me personazhin, pasi vitin e kaluar i dha zërin Gilderoy Lockhart në versionin audio të librave të “Harry Potter”.
Lockhart shfaqet në “Harry Potter and the Chamber of Secrets”.
Seriali i ri i HBO-së do të sjellë një kast tërësisht të ri.
Në rolet kryesore janë Dominic McLaughlin si Harry Potter, Paapa Essiedu si Snape, Nick Frost si Hagrid dhe John Lithgow si Dumbledore.
Trailer-i i parë ka zbuluar edhe skena të reja nga fëmijëria e Harryt si dhe pamje nga Hogwarts, Diagon Alley dhe personazhet e rinj.
Seriali synon t’i rikthehet historisë së librave me shumë më tepër detaje sesa filmat origjinalë. /Telegrafi/





