Moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, ka konfirmuar lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Moderatorja ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.
Në video, ajo shfaqet me një fustan të bardhë elegant, ndërsa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur.
Krah pamjeve, Nevina ka ndarë mesazhin e ëmbël: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.
Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe kolegët e ekranit, të cilët i kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Kujtojmë se moderatorja është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës sentimentale.
Në vitin 2023, ajo konfirmoi se kishte marrë një propozim për martesë nga partneri dhe se i kishte thënë “po”, por pa e zbuluar identitetin e tij apo detajet e marrëdhënies.
Një vit më vonë, ajo deklaroi se dasma nuk ishte ende në planet e afërta të çiftit, ndërsa sot ata po bëhen gati të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. /Telegrafi/






