Në Viti u mbajt Simpoziumi Shkencor “Kalaja e Binçës – Histori, Trashëgimi, Shqipëri”

Rajon

Në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur Simpoziumi Shkencor me temën “Kalaja e Binçës – Histori, Trashëgimi, Shqipëri”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në organizim të Famullisë së Binçës. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë universitarë, studiues, përfaqësues institucionesh, klerikë, veprimtarë të kulturës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur Simpoziumi Shkencor me temën “Kalaja e Binçës – Histori, Trashëgimi, Shqipëri”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në organizim të Famullisë së Binçës.

Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë universitarë, studiues, përfaqësues institucionesh, klerikë, veprimtarë të kulturës dhe mysafirë të tjerë. Përmes kumtesave shkencore, pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë historike, arkeologjike dhe kulturore të Kalasë së Binçës, duke prezantuar hulumtime dhe vlerësime mbi trashëgiminë e kësaj treve.

Kryetari Sokol Haliti theksoi rëndësinë e ruajtjes, hulumtimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si përgjegjësi ndaj historisë dhe brezave të ardhshëm.

Në kuadër të simpoziumit, Haliti prezantoi edhe kumtesën “Nga Kalaja e Binçës deri te Gryka e Moravës – Trashëgimia kulturore si vizion për zhvillim të qëndrueshëm”, përmes së cilës paraqiti vizionin e Komunës së Vitisë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shndërrimin e saj në potencial për zhvillim kulturor, turistik dhe ekonomik.

Komuna e Vitisë e ka vlerësuar këtë simpozium si një kontribut të rëndësishëm në avancimin e studimeve shkencore dhe promovimin e vlerave historike e kulturore të kësaj treve. /Telegrafi/