Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan

Rajon

KRU “Hidromorava” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë për konsumatorët në rrugën “Lufta e Gjilanit”. Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për kyçjen e një objekti të ri banesor në rrjetin e ujësjellësit. Ekipet e […]

Madhësia e shkronjave

KRU “Hidromorava” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë për konsumatorët në rrugën “Lufta e Gjilanit”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për kyçjen e një objekti të ri banesor në rrjetin e ujësjellësit.

Ekipet e KRU “Hidromorava” kanë bërë të ditur se do të angazhohen që punimet të përfundojnë brenda afatit të planifikuar dhe furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt. /Telegrafi/