Aktorja Chrissy Metz ka folur hapur për përdorimin e ilaçeve të grupit GLP-1, duke treguar se vendimi për t’i përdorur erdhi pas gjashtë vitesh skepticizëm.
Ajo tha se kishte qenë shumë e kujdesshme për mënyrën se si këto ilaçe ndikojnë në organizëm.
Metz, e njohur nga filmi “Breakthrough”, ka treguar se ka humbur rreth 45 kilogramë.
Fillimisht, ajo kishte thënë se në transformimin e saj kishin ndihmuar ushtrimet e forcës dhe pesha, ndërsa tani ka folur edhe për rolin që kanë pasur ilaçet GLP-1.
Sipas saj, vendimi nuk lidhej me pamjen apo presionin e të tjerëve, por me dëshirën për të qenë më e shëndetshme në afat të gjatë.
Një mik i saj e ndihmoi të informohej më shumë rreth këtyre ilaçeve, duke marrë parasysh edhe historinë e saj dhe të familjes.
Aktorja tha se që nga fëmijëria kishte provuar dieta të ndryshme dhe se vetëm më vonë kuptoi se kishte edhe faktorë të tjerë që ndikonin në marrëdhënien e saj me ushqimin.
Sipas saj, përdorimi i trajtimit ka ndihmuar edhe në uljen e asaj që ajo e përshkruan si “zhurmën e ushqimit”, pra mendimet e vazhdueshme rreth ushqimit.
Metz theksoi se askush nuk duhet ta marrë një vendim të tillë pa u informuar mirë dhe këshilloi personat që po e konsiderojnë këtë trajtim të flasin fillimisht me mjekë ose profesionistë të tjerë shëndetësorë. /Telegrafi/






