Në 27 komuna përfundon numërimi i votave për deputetë, në 11 tjera vazhdon nesër – refuzohen mbi 950 fletëvotime nga diaspora

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810590-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Në 27 komuna përfundon numërimi i votave për deputetë, në 11 tjera vazhdon nesër – refuzohen mbi 950 fletëvotime nga diaspora" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810590-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Në 27 komuna përfundon numërimi i votave për deputetë, në 11 tjera vazhdon nesër – refuzohen mbi 950 fletëvotime nga diaspora" loading="lazy"></p>Në 27 komuna ka përfunduar tashmë numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve për partitë politike. Në 11 të tjera, procesi do të vazhdojë më 1 janar, nga ora 16:00. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Reporteri.net se numërimi do të vazhdojë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë</div>

Madhësia e shkronjave

Në 27 komuna ka përfunduar tashmë numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve për partitë politike. Në 11 të tjera, procesi do të vazhdojë më 1 janar, nga ora 16:00.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Reporteri.net se numërimi do të vazhdojë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.
“Deri më tani (e mërkurë, 31 dhjetor 2025, ora 12:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 74%. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/”, ka deklaruar Elezi.
Sa i përket votave nga diaspora, Elezi ka thënë se deri më tani, nga kutitë postare janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga ky numër, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600 fletëvotime, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit.
Elezi ka thënë se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës do të fillojë gjatë kësaj jave.